Transmetuar më 25-02-2021, 09:13

Një person është plagosur me armë zjarri dhe më pas ka vdekur, mëngjesin e sotëm në Tiranë. Vrasja ka ndodhur pranë zonës së Piramidës.

Viktima është Behar Sulo Sofia, 66 vjeç, biznesmen me origjinë nga Lapardhaja Beratit banues në “Rrugën e Qelqit” Kombinat.

Behar Sofia, humbi jetën pas dërgimit në spital.

Burime policore shprehen se autori dyshohet të ketë përdorur një armë zjarri me silenciator, duke parë që nuk janë dëgjuar të shtëna nga kalimtarët.

Në foton më poshtë që publikon shqiptarja.com, janë momentet kur 66 vjeçari ishte plagosur dhe kishte mbërritur policia.

Sipas dëshmitarëve, Sofia ka qenë në këmbë dule ecur dhe pasi është qëlluar, ka rënë në trotuar dhe ka kërkuar ndihmë. Kalimtarët kanë njoftuar ambulancën dhe policinë.

Kjo e fundit ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e plagosjes. /e.a/noa.al/

Njoftimi zyrtar policor

Me datë 25.02.2021, rreth orës 09:00, në trotuar në afërsi të Piramadës është konstatuar nga sherbimet e Policisë shtetasi B. S., 66 vjeç, i shtrirë në tokë, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore ku dhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

https://instagram.com/stories/noanews/2516777613621230330?igshid=1mo0vi429ikd8

Kush ishte Behar Sofia

Për gazetarin e kronikës, Artan Hoxha, emri i Behar Sofia del në ngjarjen e gushtit 2009 ku në Durrës u vranë 4 policë gjatë operacionit për të arrestuar Dritan Dajtin.

"Aty ka qenë Behar ose Fatmir Sofia, disa herë bizneseve të tij i është vënë lëndë eksplozive, që i ka pasur afër stadiumit Dinamo në Tiranë, tashmë nuk i ka më", thotë Artan Hoxha.

Sakaq, më 1998 Behar Sofia u arrestua gjatë një operacioni të policisë turke ku u godit një grup shqiptarësh që merreshin me biznes. Në gjurmët e tyre policia turke ra duke ndjekur një futbollist me origjinë shqiptare, që u kap me 30 kg heroinë. U arrit të kapet një episod nga policia turke me 190 kg heroinë që ishte porositur në Turqi dhe do vinte në Shqipëri në rrugë tokësore.