Transmetuar më 24-02-2021, 20:46

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Fier.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:35, në aksin rrugor Fier-Patos.

D. Xh., 33 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin tip "Benz" dyshohet se ka aksidentuar një shtetas këmbësor, ende i paindentifikuar, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./noa.al/