Transmetuar më 24-02-2021, 08:36

Një 37-vjeçar është arrestuar dhe babai i tij është shpallur në kërkim, pasi iu janë gjetur në banesë një arsenal armësh zjarri dhe municion luftarak.

Në kuadër të operacionit të koduar "Dhrovjani", pas informacioneve të marra në rrugë operative, policia ka zbuluar të fshehura në një banesë në Finiq një arsenal të tërë armësh.

"Në kuadër të operacionit u kap dhe u arrestua në flagrancë, shtetasi M. T., 37 vjeç dhe u shpall në kërkim i ati i tij, shtetasi J. T.  Shërbimet e Policisë , gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit J. T., në fshatin Dhrovjan, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 10 armë zjarri dhe municion luftarak, konkretisht: 1 mitraloz të lehtë, 2 kallashnikovë, 3 armë zjarri pushkë dhe 4 armë gjahu, 1 granat-hedhës dhe 220 fishekë luftarakë", – thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme. /e.a/noa.al/