Transmetuar më 21-02-2021, 20:18

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Peqin.

Policia ka dhënë detajet paraprake për noa.al, në lidhje me aksidentin.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Peqin, ku mjeti tip "Benz", me drejtuese shtetasen K.R., 35 vjeçe, është përplasur me mjetin tip "Honda", me drejtues shtetasin I.Y., 45 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur të dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasja J.R., pasagjere në mjetin tip "Benz", të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit./noa.al/