Transmetuar më 21-02-2021, 11:19

Me t’u kthyer nga Elbasani, kryeministri Edi Rama ndoqi nga afër procesin e sotëm të vaksinimit.

Ai tha se të gjithë personalitetet mbi moshën 80-vjeç do t’i nënshtrohet vaksinimit, por fillimisht ata që janë personalitete.

Sot u vaksinuan disa nga aktorët më të njohur mbi moshën 80-vjeç, si Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Resaht Arbana, Shefi Merdani, Roza dhe Dhimitër Anagnosti etj, i janë nënshtruar procesit të dozës së parë të vaksinimit. Por ka pasur edhe të tjerë që kanë shprehur pakënaqësi mbi procesin, pasi janë lënë jashtë procesit.

“Më vjen keq për reagimin e disa pseudo personaliteteve. Këta njerëz që vaksinohen janë të gjithë në kategorinë e 80-vjeçarëve dhe fakti që nis me një numër shumë modest është një shprehje shumë e sinqertë dhe e kuptueshme e një përkujdesjeje për këta njerëz që nuk duhet të presim të ndahen nga jeta për t’i dhënë dekorata që  tani është bërë trend qesharak në Presidencën e Republikës. Këtu nuk bëhet fjalë për diferencim”, tha Rama.

“Ky proces do të fillojë pa ndërprerje dhe kohëzgjatja do të varet nga doza që do të kemi në dispozicion”, – u shpreh Rama.