Transmetuar më 20-02-2021, 20:44

Vdekje e dhimbshme për një djalë të ri në Tiranë, pasi i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me litar.

Ngjarja tragjike ndodhi sot në fshatin Kakunjë, Njësia Administrative Baldushk, ku sipas policisë dyshohet se është vetëvarur në një pemë shtetasi R. K., 21 vjeç.

Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në vendngjarje nuk u gjet ndonjë letër apo shënim nga i ndjeri. /noa.al

Pse po vetëvriten shqiptarët?!

Analizë nga Dr. Valbona Treska, presidente e Urdhrit të Psikologut të Shqipërisë