Transmetuar më 20-02-2021, 18:09
Foto ilustruese

Një konflikt çasti ka precipituar në plagosje me thikë të njërit prej personave të përfshirë dhe përfundoi sot me arrestimin e të dyshuarit, kunati i të dëmtuarit.

Ngjarja për të cilën u krye sot prangosja e 27 vjeçarit Petrit Avdullari, ndodhi dy ditë më parë në rrugën Vangjel Noti në Laprakë.

Policia tha se krimi ndodhi pas një konflikti të çastit dhe 27 vjeçari, për motive të dobëta ka plagosur me thikë kunatin e tij shtetasin Denis Ziu, 29 vjeç.

Dhunë fizike dhe psikologjike ka përjetuar edhe bashkëshortja e Petrit Avdillarit, e cila ka marrë urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /noa.al