Transmetuar më 20-02-2021, 12:54

Një ngjarje rëndë ka ndodhur rreth mesditës së sotme në Skrapar, ku pas një sherri me thika kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona.

Në një informacion zyrtar, Policia e Beratit njofton se ka qenë një 33-vjeçar, i identifikuar me inicialet Xh.M., ai që ka goditur me thikë dy të rinj të moshës 22 dhe 20 vjeç.

Ndërkohë që raportohet se të rinjtë janë konfliktuar rreth orës 12:00 në zonën e tregut të qytetit, fillimisht me fjalë ofenduese dhe më pas me grushte dhe thika.

Pas mjekimit në spitalin e qytetit, të rinjtë janë nisur me helikopter drejt Tiranës, pasi gjendja e tyre shëndetësore është kritike.

“Më datë 20.02.2021, rreth orës 12:20, shtetasi Xh.M, 33 vjeç, pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasit E.M, 22 vjeç dhe shtetasin A.Ç, 20 vjeç.

Shtetasit e dëmtuar janë nisur me ambulancë në drejtim të spitalit Tiranë për mjekim me të specializuar. Grupi hetimor po kryen veprimet, dhe po punohet për kapjen e autorit të ngjarjes”, njofton policia. /e.a/noa.al/