Transmetuar më 24-01-2021, 19:20

Një aksident i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur ‘’Bishti i Zhurit’’ në Rrogozhinë.

Bëhet e ditur se autoambulanca e cila ishte më shpejtësi, pasi po transportonte drejt spitalit një të sëmurë, është përplasur me një mjet tip benz.

Në aksident raportohet se janë aksidentuar 4 persona.

Raportohet se dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit të rëndë.

/a.m/NOA.al