Transmetuar më 24-01-2021, 18:07

Një person është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme, pas një konflikti të çastit me një person.

Ngjarja është raportuar në lagjen 16 të Durrësit.

I riu me inicialet J. B ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Janë ngritur disa pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. /k.k/noa.al/