Transmetuar më 24-01-2021, 16:54

Padiskutim që qeni është besnik i të zotit, dhe nuk e tradhëton atë. Por në një rast në Turqi ka ndodhur diçka shumë e veçantë.

Qeni qëndroi për 6 ditë te dera e spitalit, aty ku ndodhej i zoti i tij.

Kur Qemal Senturk u mor me ambulancë për në spitalin Medical Park Hospital në Trabzon të Turqisë më 14 janar, qeni i tij me emrin Boncuk, u arratis nga banesa për ta ndjekur ambulancën deri në spital dhe e ka pritur të zotin jashtë spitalit ku ai ishte shtruar për probleme mjekësore.

Familjarët u njoftuan se qeni ishte aty dhe shkuan për ta marrë.

Por ndodhi e papritura dhe qeni shkoi sërish në spital për t’u kthyer në shtëpi me të zotin. /k.k/noa.al/