Transmetuar më 24-01-2021, 14:27
Foto ilustruese

Një makinë ka marrë flakë në ecje sot rreth orës 13:50.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Sheq i Madh", Fier, ndërsa është djegur automjeti i shtetasit me inicialet A. K.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Nuk raportohet për lëndime të shoferit, i cili ka arritur që të dalë në kohë nga makina.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj. /k.k/noa.al/