Transmetuar më 24-01-2021, 13:51

Covid, spreji i hundës që mbron nga virusi, mund të mbërrijë në treg gjatë verës së ardhshme.

Lajme të mira, në luftën kundër koronavirusit.

Spaj për hundët, u shpik me qëllim që të sigurojë mbrojtje shtesë, afatshkurtër, por efektive.

Së shpejti ky ilaç mund të mbërrijë në treg në të gjithë Evropën.

Studiuesit e Universitetit të Birmingham, në javët në vijim do të ndjekin procesin e miratimit nga agjencitë e barnave të vendeve të ndryshme. Siç raporton edhe media britanike, spreji i hundës i aftë për të mbrojtur njerëzit kundër koronavirusit mund të mbërrijë në farmaci, në vendet evropiane, në fillim të verës së ardhshme.

Spraji i hundës është përgatitur nga një “lëndë antivirale” dhe një “polisaharid mellan”, dy produkte tashmë të përdorura gjerësisht në fushën farmaceutike.

Zhvilluesi siguron që produkti ofron një mbrojtje shtesë shumë efektive, të paktën për 48 orë, dhe mbi të gjitha do të zvogëlojë rrezikun e transmetimit të virusit. Dr Richard Moakes, i cili koordinoi projektin, shpjegoi: Një produkt i tillë absolutisht nuk zëvendëson masa të tilla si distanca ​​ose përdorimi i maskave, por garanton mbrojtje shtesë veçanërisht në rastet kur është e vështirë që njerëzit të mos mblidhen, të tilla si për shembull, në mjetet e transportit.

/a.m/NOA.al