Transmetuar më 24-01-2021, 11:53

Gjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë Martin Deda është ndarë sot para kohe nga jeta.

Lajmin e ka dhënë avokati Idajet Beqiri, i cili shprehet se ka ikur një njeri i mirë dhe një mik i pazëvendësueshëm. Deda ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur, ndërsa lajmi ka lënë të shokuar miq dhe familjarë të tij.

“Lajm vërtet i rënd, i trisht, i pabesueshëm. Ndahet nga jeta gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Martin Deda! Iku një njeri i mirë, një njeri me zemër të bardhë, një mik i pazëvendësueshëm, një gjyqtar profesionist, i drejtë, njerëzor në vendimmarrje. Nuk kishte moshë për të ikur, ndaj ndihemi të pikëlluar. U prehësh në paqe miku im, të ndritët shpirti Martin Deda! “, shkruan Beqiri në postimin e tij.

Deda do të përcillet për në banesën e fundit mesditën e sotme në varrezat e Tufinës në Tiranë, ndërsa familja e tij ka hapur dyert e mortit.

Sakaq, emri i Dedës është lakuar së fundi dhe nga kreu i qeverisë Edi Rama, i cili e kishte futur në listën e gjyqtarëve KÇK, pasi sipas tij kishte marrë një vendim në shkelje të ligjit.

/a.m/NOA.al