Transmetuar më 24-01-2021, 11:37

Ermal Mamaqi ishte i ftuari i Luana Vjollca mbrëmjen e djeshme në “Shiko Kush LUAN” në Top Channel.

Mamaqi u bë pjesë e sfidës “Ndaje ose Haje” ku zbuloi dhe konfirmoi se do të ketë një film të tretë dhe ka një emër të protagonistes që do të luajë në filmin e tij të ardhshëm.

“Personazhi i ri që pritet që të shpërthejë në kinematografi është Luana Vjollca!”, u shpreh Ermali teksa iu drejtua moderatores:

”Ti ndoshta nuk e di, por ti do të jesh në filmin tim të ardhshëm.”

Luana: E ke seriozisht? Unë s’di gjë për këtë.

Ermali: Është vendosur!

Luana: Pra, ti sapo më bëre një ofertë “live” mua sonte?

Ermali: Unë e hodha njëherë grepin.