Transmetuar më 24-01-2021, 11:09

Një person në Bulqizë ushtron dhunë ndaj nënës së tij.

Policia ka arrestuar një 41-vjeçar me inicialet L. Xh., 41 vjeç, banues në Gjoricë, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të ëmës.

Sipas burimeve policore për noa.al, ky person dyshohet se në banesën e tij është konfliktuar me nënën dhe më pas e ka goditur në trup me një send të fortë (dru).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë , pas njoftimit të marrë se në një banesë djali po dhunonte nënën duke i rrezikuar jetën, kanë shkuar në adrësën e dhënë duke bërë neutralizimin dhe prangosjen e personit, i cili në momentin e kapjes nga policia, gjatë kontrollit fizk ju gjetën në trup edhe dy armë të ftohta thikë.

Nëna e 41-vjeçarit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”./noa.al/