Transmetuar më 24-01-2021, 09:19

Rrethi i Librazhdit do të ketë një nënstacion elektrik të rikonstruktuar plotësisht.

Nënstacioni do të mundësojë furnizimin me energji për 45 mijë banorë.

Në këtë nënstacion është vendosur një transformator i teknologjisë së lartë, prodhim amerikan me kapacitet 110/20KV 40-50 MVA, i cili përballon plotësisht nevojat e Librazhdit dhe ka një garanci 40 vjeçare pune.

Vlera e investimit të OSHEE është 1.5 milionë dollarë duke garantuar nivel të mirë dhe stabël tensioni sipas standardeve të Bashkimit Europian.

Nënstacioni i vjetër ishte ndërtuar në vitin 1967.

Pak ditë më parë pati një defekt në një nga shtyllat e tensionit të lartë në qytet, madje u shoqërua me  një shpërthim të frikshëm,  që la pa drita qytetin për disa orë./a.m/NOA.al