Transmetuar më 23-01-2021, 23:32

Një nga të ftuarat e mbrëmjes së sotme në “Shiko Kush LUAN” në Top Channel, ishte këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj. Gjatë sfidës “Ndaje ose haje” ku u përballën dy panelet e të ftuarve për secilën skuadër të proramit të sotëm ishte edhe Trixa e cila vendosi t’i përgjigjej pyetjes së saj dhe të mos hante ushqimin e shpifur.

“Beatrix, pas pjesëmarrjes së Eugent Bushpepës në klipin tënd më të ri “Dancing with the Devil”, u përfol në media për një marrëdhënie dashurie mes teje dhe Gentit.

Ndaj me ne sot në “Shiko Kush LUAN” si qëndron e vërteta dhe a është dikush në jetën tënde aktualisht?”, ishte kjo pyetja që iu drejtua Trixës dhe ajo u përgjigj se Eugentin e ka mik shumë të mire dhe të vjetër, gjithashtu zbuloi se është “single” e nuk është në një lidhje dashurie.