Transmetuar më 23-01-2021, 23:14

Në puntatën e fundit të “Përputhen”, Tea dhe Andi i janë përgjigjur disa pyetjeve nga publiku.

Kur u pyetën se sa përqind besojnë në marrëdhënien e tyre, Andi u shpreh se është më i bindur dhe u shpreh 100%.

Nga ana tjetër, si Andi dhe Tea kanë treguar se nuk janë zënë ndonjëherë.

“Nuk jemi zënë ndonjëherë. Mund të jetë qenë tek pjesa që unë vonohem shumë ndodnjëherë dhe ai që thotë hajde, ose unë kur i them mos pi shumë për shembull”, ka thënë Tea mes të qeshurash.

Lidhur  me pyetjen nëse janë të sinqertë apo jo, Tea dhe Andi u shprehën se janë shumë. Gjithashtu, ata kanë lexuar edhe bisedën e fundit mes tyre në WhatsApp.

Biseda mes Andit dhe Teas: Andi: Mgjesi nuse. Tea: Mgjesi zog. Andi: Si fjete? Tea: S’kam fjet gjithë natën. Andi: Mos më thuaj që po mendoje për emrin e çunit. Tea: Po bëhem gati shpejt.