Transmetuar më 23-01-2021, 22:54
Disa kohë më parë në “Përputhen Prime”, Atdheu i dhuroi një puthje në buzë Anës.
Së fundmi, Ana e ftuar në “Shqipëria live” ka thënë se po priste një puthje në ballë.
Ajo është shprehur se puthja e Atdheut e bëri të ndjehej mirë dhe se kur e pa nga ekrani skenën, iu bënë flutura në stomak.
“Nuk e prisja, prisja një puthje në ballë siç e jep gjithmonë Atdheu, por që…U ndjeva mirë, e vlerësuar, m’u bënë flutura pasi e pashë nga ekrani”, tha ajo.