Transmetuar më 23-01-2021, 22:41

Aktorja e njohur turke, Neslihan Atagul, është diagnostikuar me një sëmundje dhe për këtë shkak është detyruar të largohet nga seriali “Sefirin Kizi”.

Neslihan ka humbur shumë peshë kohët e fundit.

Ajo u shtrua me urgjencë në spital javën e kaluar dhe u diagnostikua me kolit spastik.

Doktorët turq i kanë thënë asaj se gjendja e aktores është mjaft serioze dhe duhet të bëjë shumë kujdes me ushqimin, duke përjashtuar ato që përmbajnë gluten.

“Trupi im nuk është tolerant, kam nevojë për pak pushim”, tha aktorja.