Transmetuar më 23-01-2021, 19:58

Izraeli nis vaksinimin Covid-19 edhe tek adoleshentët. Rreth 30 për qind e popullsisë deri tani e kanë marrë dozën e parë, thanë zyrtarët e shëndetësisë.

Mbi 2.5 milion e nëntë milion banorëve që është popullsia e Izraelit e kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Fushata aktualisht e bën Izraelin një ndër vendet e para sa i përket vaksinimit masiv.

Adoleshentëve të moshës 16-18 vjeç nga sot e më tej do t’u jepet doza e parë.

Vaksinimi për këto grupmosha nisi zyrtarisht të shtunën, thanë autoritetet.

Megjithatë, të mërkurën vendi shënoi numrin e tij më të lartë të rasteve Covid-19 dhe vdekjeve në një ditë të vetme; 10,213 raste të reja të infektuarish dhe 101 vdekje.

Izraeli filloi administrimin e vaksinave më 20 Dhjetor, duke filluar me profesionistë të shëndetit dhe duke proceduar shpejt edhe me të moshuarit, të sëmurët dhe grupet në rrezik, e më tej, duke e ulur moshën minimale të atyre që ishin më të rrezikuar, aq sa tani erdhi radha edhe për adoleshentët.

Foto: Një adoleshent 18-vjeçar merr një dozë të vaksinës së koronavirusit Pfizer-BioNtech COVID-19 nga Shërbimet Shëndetësore Clalit, në qytetin bregdetar të Izraelit, Tel Aviv, 23 janar./a.m/NOA.al