Transmetuar më 23-01-2021, 19:34

Reperi është arratisur që nga momenti që policia e shpalli në kërkim pas protestave para Vitit të Ri, protesta që u nxitën pas vrasjes së Klodian Rashës.

Stresi prej ditësh ndodhet larg Shqipërisë. Kohët e fundit ai është shfaqur në Londër.

Stresi bëri gati albumin e tij “Archimed” dhe duket se arratia nuk i ka hapur probleme në karrierën, përkundrazi e ka ndihmuar për ta përfunduar atë.

Stresi thotë se ka ndërmend ta publikojë së shpejti albumin e tij dhe madje do e promovojë edhe në Angli.

Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë Stresi i cili nëpërmjet një Instastory ka treguar se do ta bëjë promovimin e “Archimed” në Londër.

/a.m/NOA.al