Transmetuar më 23-01-2021, 18:49

Aktorja e humorit, Rudina Dembacaj, zhvilloi një intervistë në Instastory, duke ftuar ndjekësit ta pyesin për çfarë kanë më shumë kuriozitet.

Një fanse e saj 33-vjeçe e ka pyetur se si duhet të veprojë, pasi nuk po merret vesh me burrin dhe tha se ai s’e kupton për asgjë.

Rudina e ka këshilluar që të luftojë për të ruajtur martesën, por shesh se nëse nuk ecën, ajo i tha që ta mendojë dhe ndarjen si një zgjidhje.

Një tjetër ndjekëse e ka pyetur nëse ia vlen të jetosh më dikë që të ofendon, ndërsa moderatorja ia ka prerë shkurt, duke i thënë që ta ‘lërë urgjent’.

Dembacaj kujtojmë se i ka dhënë fund martesës me ish-bashkëshortin e saj, Aleksin, me të cilin ka dhe një vajzë. Ajo para pak muajsh kurorëzoi dashurinë me ish-deputetin Mark Frroku.  /a.m/NOA.al