Transmetuar më 23-01-2021, 17:49

Një ngjarje shokuese raportohet gjerësisht sot në mediat ndërkombëtare pasi një djalë në moshë të re ka masakruar të atin dhe kokën e tij e ka nxjerrë në rrugë duke goditur me të makinat dhe njerëzit.

Episodi i frikshëm që rikthen në vëmendjen e shqiptarëve, trazirat e vitit 1997, ndodhi në Odessa të Ukrainës, raporton noa.al.

Dmitry Ponomarenko, 30 vjeç që shihni në fotogaleri, është i dyshuari i masakrës së dyfishtë.

Ai akuzohet se i ka marrë jetën të atit dhe një miku të familjes duke përçudnuar trupat e tyre.

Policia gjeti trupin dhe kokën e prerë të 53-vjeçarit Igor Ponomarenko në shtratin e banesës së tij në Odesë. Në kuzhinë, policët zbuluan edhe trupin e copëtuar të mikut të familjes Alexander Demstsenko, 32 vjeç, njoftoi The Sun.

Policia tha se është e paqartë pse ndodhi krimi i dyfishtë dhe pse djaloshi kishte kaq shumë zemërim ndaj tyre.