Transmetuar më 23-01-2021, 17:37

Einxhel Shkira ka treguar se çdo ditë merr mesazhe ofenduese dhe bullizohet në rrjete sociale nga persona të ndryshëm, edhe pse nuk e njohin personalisht.

Ish-moderatorja sportive e emisionit “Pressing”, ka folur për këtë në “Shqipëria Live”, ku shtoi se nuk ka ditë që nuk merr mesazhe të tilla, të cilave megjithatë, nuk u kushton aspak rëndësi.

“Nuk e mbaj mend që kur nuk jam sharë. Është një faturë e njerëzve që kanë vendosur të jenë të drejtpërdrejtë. Po të isha e virgjër, besoj se do të ishin shumë të gëzuar njerëzit”, – tha Shkira.

Ndër  të tjera, ajo zbuloi edhe se si reagon në të tilla momente, kur preken familjarët e saj.

“Marr dhe mesazhin e postoj në rrjetet e mia sociale që ndjekësit e mi ta bullizojnë. Më pas ata vendosen në pozitën time. Më kërkojnë edhe falje.”

Moderatorja u shpreh se mendon se “këta njerëz zgjohen çdo ditë me qëllimin për t’i prishur ditën tjetrit dhe nuk e kupton arsyen pse e urrejnë kaq shumë”.

Ajo u fye edhe nga reperi Stresi pak kohë më parë, por më pas tha se i ati i këngëtarit i kërkoi ndjesë.

/a.m/NOA.al