Transmetuar më 23-01-2021, 17:23

Britmat e elefantit para se të ngordhte bënë jehonë në zonë, por ngjallën edhe zemërim.

Ngjarja ndodhi në një fshat në  Nilgiris të Tamil Nadu, në Indinë Jugore.

Atje, për disa kohë, një elefant po endej përreth fshtatit.

Ishte një kafshë e qetë prej gati pesëdhjetë vjetësh dhe për ndonjë arsye të çuditshme, herë pas here, sidomos natën, vidhte përgjatë rrugëve të shkreta.

Nuk bënte dëme serioze. Sipas dëshmive të dhëna për “Indian Times” nga disa banorë, shëtitjet e tij të vetmuara kurrë nuk i kanë shqetësuar njerëzit.

Pastaj, papritmas, diçka ndryshon. Nëntorin e kaluar, elefanti u pa për herë të fundit nga pylltarët. Ai ishte fshehur në një shkurre dhe dukej  i lënduar. Pastaj, në javët në vijim, plagët e infektuara duket se po i mbylleshin.

Ndërkohë, gjatë vizitës së fundit të elefantit në fshat, dikush përfitoi nga errësira për t’i vënë flakën një gome dhe t’ia hedhë atij mbi shpinë. Goma, e shkrirë nga flakët, i ngjitet duke djegur kokën dhe veshët e elefantit, që largohet duke bërtitur. Britmat e dhimbjes nga kafsha e tmerruar që përpiqet të shpëtonte nga ai ferr, prekën shumë njerëz pasi u bënë publike.

Këtë herë, megjithatë, dëmtimet e tmerrshme të shkaktuara nga djegia e gomës, ishin shumë më serioze se të tjerët për kafshën e varfër, dhe pavarësisht nga përpjekja për ta shpëtuar, nuk kishte më asgjë për të bërë. Elefanti ngordhi.

Pas publikimit të imazheve, të lëshuara nga pylltarët disa orë më parë, u arrestuan dy-tre përgjegjës për sulmin absurd ndaj elefantit./a.m/NOA.al