Transmetuar më 23-01-2021, 16:39

Valbona Selimllari njihet ndryshe edhe si “Miss”-i i parë në Shqipëri.

Kjo për arsyen se ajo fitoi konkursin e parë të bukurisë, plot 30 vjet më parë, pas rrëzimit të sistemit komunist. Kujtojmë për të gjitha të lindurit pas ’90 se në periudhën e komunizmit nuk lejoheshin konkurse bukurie.

Por edhe pse kanë kaluar plot 30 vite, Valbana Selimllari duket se ruan të njëjtën hijeshi.

Ajo ka publikuar së fundmi një foto në Instagram, ku duket sikur të ishte kurorëzuar një ditë më parë, një muaj, apo jo më larg se një vit më parë. /a.m/NOA.al