Transmetuar më 23-01-2021, 15:39

Harry Houdini, magjistari më i madh në botë, i bëri një premtim solemn bashkëshortes së tij Bess: nëse do t’i ndodhte diçka gjatë një prej shfaqjeve të tij të pabesueshme, ai do të bënte gjithçka për të kontaktuar me të pas vdekjes.

Nëse ai nuk do të kishte marrë ndonjë sinjal, shpjegon "artisti i arratisjeve", kjo thjesht do të thoshte se nuk ka asgjë përtej së cilës dikush mund të shpëtojë, të paktën për një moment.

Por që Houdini, pas vdekjes, nuk u shfaq kurrë me gruan e tij, nuk është pengesë për milionerin amerikan në Las Vegas, Robert Bigelow.

Sipërmarrës jashtëzakonisht i suksesshëm në fushën e qirave afat-shkurtra me kosto të ulët, krijuesi i fushatës së hapësirës ajrore "Bigelow Aerospace", i cili furnizon komponentë për NASA-n dhe SpaceX nga Elon Musk, financuesi i patrembur i hulumtimeve të shumta mbi jetën jashtëtokësore dhe fenomenet paranormale, Bigelow ka pranuar për "New York Times", se deri më tani ka shpenzuar rreth 350 milionë dollarë për hobin e tij të pazakontë.

Bigelow, tani ka ofruar tre çmime, me shpërblime totale prej një milion dollarësh (820 mijë euro) për këdo që demonstron (fituesit do të shpallen më 1 nëntor 2021),  "mbijetesën e vetëdijes pas vdekjes së përhershme trupore".

Kjo nuk është një ndërhyrje: Bigelow drejton dhe financon Institutin ‘Bigelow’ për Studime të Ndërgjegjësimit, i cili tani ka konsultuar shkencëtarë, studiues fetarë, ekspertë të neuroshkencës dhe këdo tjetër që mund të sigurojë prova të ekzistencës së një jete të përtejme.

Qendra e studimit u formua, "në përpjekje për të kryer kërkime në mundësinë e mbijetesës së vetëdijes njerëzore përtej vdekjes trupore", tha ai në faqen e internetit të "Mystery wire".

Fatkeqësisht, jeta e Bigelow nuk është subjekt i një romani letrar nga Don De Lillo ose i një zhanri konspirativ parafanta-shkencor popullor, siç janë ato të Peter Kolosimos në vitet ’70.

Nëse pasioni për hulumtimin e astronautikës, i ka takuar gjithmonë sipërmarrësit 75-vjeçar, të cilit gjyshërit e tij i treguan për takimin e ngushtë me një UFO në shkretëtirën e Nevadas në vitin 1947, kur ai ishte dy vjeç, interesi përtej saj, daton nga dy ngjarje tragjike: vdekja, në vitin 1992, nga vetëvrasja, e djalit të tij 24-vjeçar, Rod Lee dhe nipit (djalit të këtij të fundit) Rod, i porsalindur asokohe, gjithashtu i vetëvrarë, në moshën 20 vjeç në vitin 2011 (Bigelow ka dhe një vajzë, Bler, një kandidate për trashëgiminë e familjes).

Nga vdekja e djalit të tij dhe madje edhe më shumë pas asaj të nipit të tij, Bigelow ka zvogëluar kërkimin mbi forcat ndërdimensionale (ai thotë se studiuesit e tij, dikur kanë kapur ‘humanoide’ dhe nuk e mohon se ka në të posedim material me origjinë alienësh…).

Që atëherë, ai shpesh është këshilluar me mediume dhe personazhe të tjerë, që i premtonin mundësinë e kontaktit me djalin dhe nipin. Kontakti nuk u zhvillua kurrë, por Bigelow është i bindur se ka disa diferenca në kërkimin e tij.

Dhe tani, që gruaja e tij Diane, 72 vjeçe, gjithashtu ka humbur jetën nga kanceri, kërkimi i Bigelow merr formën e një fiksimi dhe trishtimi nga dhimbja e një burri, babai dhe gjyshi në kërkim të përgjigjeve. /e.a/noa.al/