Transmetuar më 23-01-2021, 14:55

Larry King, gazetari  legjendar amerikan dhe drejtuesi TV, ndërroi jetë në moshën 87 vjeç.

Lajmi i trishtë u dha në Twitter.

King vdiq në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Anxhelos, ku u shtrua në spital disa javë më parë pasi doli pozitiv për Covid.

Sipas deklaratës, që njoftonte për vdekjen e tij, detajet e varrimit të gazetarit të njohur, i cili kishte një karrierë që zgjati 63 vjet, do të jepen  më vonë. King ishte 87 vjeç dhe u konsiderua  si një pacient me rrezik të lartë, jo vetëm për arsye demografike, por edhe për shkak të shumë problemeve të tij shëndetësore. Ai la tre fëmijë, Larry Jr, Chance dhe Cannon.

/a.m/NOA.al