Transmetuar më 23-01-2021, 09:45

Shpërthimi me lëndë plasëse në një makinë të parkuar në garazhdin e një pallati në fshatin Qesarakë, ka tronditur sot banorët në zonën e Freskut në Tiranë.

Sipas ‘News24’, mjeti është në pronësi të shtetasit Saimir Naski, i cili është ndërtues nga Berati.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 07:40 dhe policia bën me dije se janë ende të paqarta rrethanat.

Mësohet se janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor i ngritur pas ngjarjes po punon për sqarimin e rrethanave. /e.a/noa.al/