Transmetuar më 23-01-2021, 07:53

"Mungesa e sinqeritetit dhe fakteve në frontin e pandemisë, ka kushtuar jetë njerëzish".  Imunologu i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci, ka lëshuar akuza të rënda ndaj administratës Trump, e cila dorëzoi pushtetin para tre dy ditësh në SHBA.

Sipas imunologut, që është pjesë e ‘task forcës’ anti-Covid në Shtëpinë e Bardhë, "ka pasur shumë përçarje që nga nisja e pandemisë. Kishte fakte shumë të qarta që u vunë në dyshim. Kështu që njerëzit nuk i besuan atyre që thanë autoritetet shëndetësore".

"Kur kemi një situatë krize, për numrin e rasteve të infeksioneve, shtrimeve në spital, vdekjeve dhe në vend të kësaj, filloni të flisni për marrëzi nga pikëpamja mjekësore dhe shkencore, kjo është e qartë që nuk ndihmon", vazhdoi Fauci, duke folur për CNN dhe duke e përcaktuar "si çlirues, faktin se shkenca më në fund mund të flasë lirisht", ndryshe nga e kaluara nën drejtimin e vendit nga Donald Trump.

Numri i vdekjeve të lidhura me koronavirusin në SHBA, ka tejkaluar numrin 400,000 këtë javë, ndërsa presidenti i ri Biden, parashikoi, sipas ekspertëve, se kjo shifër do të shkojë në 500.000 mijë në muajin që vjen. /e.a/noa.al/