Transmetuar më 22-01-2021, 22:35

Ka ndërruar jetë mësuesi i njohur në qytetin e Durrësit, Bashkim Sefa.

Ai ishte një nga nismëtaret e themelimit të degës së PD në Durrës, si dhe një nga drejtuesit e përkushtuar vendorë në vitet e para të demokracisë.

Lajmi i hidhur është bërë me dije nga ish-deputeti i PD në zonën e Durrësit, Ferdinand Xhaferraj.

Inxhinier Bashkimi Sefa vlerësohej si një nga mësuesit e përkushtuar dhe të talentuar.

Ai një jetë të tërë ka qenë i përkushtuar në arsim, duke edukuar breza të tërë në Shkollën Industriale Durrës.

/a.m/NOA.al