Transmetuar më 22-01-2021, 18:48

Varianti i ri i koronavirusit, i cili u zbulua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, veçse përhapet më shpejt, mund të jetë edhe më vdekjeprurës.

Kështu është shprehur kryeministri britanik Boris Johnson.

Sipas kreut të qeverisë Britanike, varianti i ri është 30 për qind më vdekjeprurës.

Kryeministri sqaroi se “ka disa prova” që tregojnë se ka një shkallë më të lartë  vdekshmërie në mesin e të prekurve me variantin e ri.

“Përveç përhapjes më shpejt, tani duket se ka disa prova që varianti i ri i COVID u identifikua për herë të parë në Londër dhe mund të shoqërohet me një shkallë më të lartë të vdekshmërisë”, tha Johnson.

Për variantin e ri COVID, provat vijnë nga matematikanët që analizojnë trendet në numrin e njerëzve që vdesin me variantet e reja dhe ato të vjetra. Mutacioni i COVID u zbulua për herë të parë në shtator. Që atëherë është përhapur në më shumë se 50 vende të tjera.

Shumë nga vendet e BE-së kanë pezulluar fluturimet me Britaninë e Madhe, me qëllim për të parandaluar përhapjen e variantit të ri, teksa ka shumë vende të tjera europiane që kanë regjistruar rastet e para.

/a.m/NOA.al