Transmetuar më 22-01-2021, 15:44

Një aksident i frikshëm ka ndodhur këtë pasdite në zonën e Paprit, në aksin Elbasan – Peqin.

Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën, ku për pasojë janë lënduar edhe dy persona.

Nga pamjet duket që përplasja ka qenë e fortë, pasi makinat kanë pësuar dëmtime të mëdha.

Një nga të plagosurit është një grua, e cila për disa momente mbeti e bllokuar në makinë.

U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për ta nxjerrë nga mjeti i dëmtuar. Të lënduarit ndodhen në spital.

Shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë dyshohet se kanë shkaktuar aksidentin. /k.k/noa.al/