Transmetuar më 22-01-2021, 09:02

Një 54-vjeçar është arrestuar në Elbasan, me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Policia thotë se në pranga ka rënë shtetasi R. E., 54 vjeç, banues në Elbasan.

Ky i fundit është ndaluar për llogari të drejtësisë italiane, pasi Gjykata e Torinos, Itali, në datën 25.11.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale për vjedhje me dhunë dhe grabitje”.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë. /e.a/noa.al/