Transmetuar më 22-01-2021, 08:52

Policia ruse arrestoi disa ndihmës të udhëheqësit të opozitës, Aleksei Navalni. Në Moskë, zëdhënësja e disidentit, Kira Yarmish dhe Gheorghi Alburov, i cili punon për departamentin hetimor të Fondacionit Navalni Kundër Korrupsionit, u ndaluan nga policia.

Ka pasur gjithashtu ndalime në zona të tjera të Rusisë: Anastasia Panchenko, koordinatore e aktivistëve në rajonin e Krasnodarit dhe një vullnetare e një kundërshtari në Kaliningrad.

Sipas mediave lokale, Alburov u arrestua në stacionin hekurudhor Leningradsky në Moskë dhe u dërgua në stacionin e policisë.

Kur policia u paraqit në shtëpinë e Kira Yarmish, zëdhënësja e Navalnit nuk ia hapi derën oficerëve, por njoftoi avokatin e saj dhe më pas policët e morën dhe e dërguan në dhomat e paraburgimit.

Sipas agjencisë "Tass", Alburov dhe Yarmish u arrestuan për nxitje të demonstratave të paautorizuara.

Ndërkohë, parashikohen protesta në Rusi kundër arrestimit të Navalnit, i cili u ndalua sapo u kthye në Moskë pas një helmimi të dyshuar nga shërbimet sekrete ruse.

Të enjten, policia kishte arrestuar edhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Navalnit: avokatin e Fondit Antikorrupsion, Liubov Sobol, i njohur si një nga figurat kryesore në protestat anti-qeveritare të vitit 2019.

Një tjetër punonjës i Fondi Antikorrupsion, Vladlen Los, një qytetar bjellorus, njoftoi se autoritetet e Moskës e urdhëruan atë të largohej nga Rusia deri më 25 janar dhe e ndaluan të kthehej në vend për gati tre vjet, deri më 27 nëntor 2023. /e.a/noa.al/