Transmetuar më 22-01-2021, 08:39

Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm në një stan në fshatin Viron të Finiqit, ku për pasojë janë djegur rreth 200 dele dhe një sasi e bazës ushqimore.

Sipas policisë, nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht, ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 22.01.2021, rreth orës 06:15, në fshatin Viron, Finiq, në një stan ka rënë zjarr dhe si pasojë janë djegur rreth 200 bagëti (dele) dhe një sasi e konsiderueshme baze ushqimore. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, – njofton policia. /e.a/noa.al/

Foto ilustruese