Transmetuar më 21-01-2021, 23:46

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmijen e sotme rreth orës 23:00, në një apartament në rrugën "Mikel Maruli".

Sipas raportimeve nga Policia për noa.al, nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale.

Sherbimet e Policisë kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve dhe nuk ka rrezik për ta.

Zjarrfiksja ndodhet në vendngjarje dhe po bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Vijon puna me grupin hetimor për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit./noa.al/