Transmetuar më 21-01-2021, 19:41

Në stadiumin e Elbasanit po luhet ndeshja derbi mes Partizanit dhe Tiranës, por jashtë dyerve të stadiumit kanë shpërthyer trazira.

Një sherr masiv mes tifozëve, ka bërë që situata të dalë jashtë kontrollit.

Janë thyer xhamat e lokalave si dhe i është vënë flaka një makine.

Tifozët raportohet se i kanë vënë flakën një automjeti, tip taksi.

Po ashtu, është shkatërruar një nga lokalet më të njohura në qytet.

Mes tifozëve të  irrituar që kanë krijuar trazira në qendër të Elbasanit, policia tha se tre persona janë lënduar.

Disa tifozë të të dyja skuadrave janë shoqëruar në Komisariat, pasi janë përplasur mes tyre.

Në terren janë forca të shumta policore. Janë identifikuar edhe përgjegjësit e sulmit të rëndë.

Edhe në fushë derbi, që po luhet pa tifozëve për shkak të situatës së pandemisë, nuk "zhgënjeu" aspak.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, me raste dhe lojë të ashpër mes dy ekipeve.

Në pjesën e dytë, Tirana dhe Partizani e vazhduan lojën me nga një lojtar më pak. Kjo pasi u ndëshkuan brenda 10 minutave me kartonë të kuq, fillimisht Bardhi i Partizanit, dhe më pas Idriz Batha i Tiranës.

Derbi Partizani-Tirana, formacionet zyrtare

PARTIZANI: Hoxha, Belica, Bitri, Hakaj, Mala, Murataj, Broja, Melo, Bardhi, Asani, Solomon, Trajner: Ilir Daja.

TIRANA: Bekaj, Toshevski, Hoxhallari, Najdovski, Batha, Halili, Toli, Ismajlgeci, Torasa, Muçi, Seferi. Trajner: Nevil Dede.

/a.m/NOA.al