Transmetuar më 21-01-2021, 19:19

Në librat shkollorë për nxënësit shqiptarë janë hasur emra këngëtarësh të njohur me emrat si “Noizy” apo edhe “Stresi”.

Sipas  përpiluesve të teksteve ata janë parë si modeli suksesi në kulturë dhe arsim.

Sakaq, bota ka një tjetër vlerësim.

Këngëtarja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Rita Ora, ka përfunduar në librat shkollorë për gjuhë angleze në Spanjë.

Lajmin e ka bërë të ditur një përdorues i Twitter, i cili publikoi një fotografi të librit ku është pjesë edhe imazhi i Rita Orës, gjatë adoleshencës.

“Dikush të më konfirmojë nëse kjo është Rita Ora dhe të më shpjegojë se çfarë bën në një libër të anglishtes së shkollës së mesme”, ka shkruar ai.

Gjithashtu, këtij suksesi i është gëzuar e ëma e Ritës, Vera Ora, e cila ka shpërndarë postimin në Instagram.

Nuk ka vend për emra si Rita Ora në librat tanë shkollorë, pasi “arsim dhe kulturëdashësit e shumtë” kanë shije të tjera dhe vlerësime nga më të ndryshmet. Kush do t’i gjykojë dhe do t’i ndalë në fund të fundit, veç publikut, që mjafton një sondazh për të kuptuar situatën  alarmante.

/a.m/NOA.al