Transmetuar më 21-01-2021, 18:38

Një person është aksidentuar pasditen e sotme në lagjen Kushtrim, në Vlorë.

Një makinë “Benz” ka përplasur këmbësorin me inicialet M. S. Ky i fundit është transportuar në spital, në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, shoferi i makinës nuk ka denjuar t’i japë as ndihmën e parë, por është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. /k.k/noa.al/