Transmetuar më 21-01-2021, 18:33
Nuk mund të ndodhte ndryshe.
Nëse tifozët nuk lejohen në stadium, për shkak të pandemisë, ata të Partizanit dhe Tiranës sherrin dhe përplasjet e zakonshme mund t’i zhvillojnë jashtë dyerve të stadiumit.
Teksa po luhet ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, në “Elbasan Arena”, ndeshje e vlefshme për javën e 15-të në Kategorinë Superiore, raportohen përleshje masive mes tifozëve të Tiranës dhe Partizanit në hyrje të stadiumit.
Nga përleshjet janë thyer xhamat e një biznesi si dhe i vënë flaka një objekti pranë një automjeti.
Sende të forta, tymuese dhe flakadanë kanë terrorizuar qytetin e Elbasanit në mbrëmje.
Forca të shumta policie kanë shkuar për të vënë nën kontroll situatën.
/a.m/NOA.al