Transmetuar më 21-01-2021, 18:13

Në botë numërohen deri tani 94,963,847 raste Covid.

Këto janë shifrat e regjistruara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, deri më 20 Janar 2021 dhe po ashtu janë shënuar 2,050,857 vdekje totale që nga fillimi i pandemisë.

Shtetet e Bashkuara me 23,884,299 raste, India me 10,595,660 raste, e ndjekur nga Brazili 8,551,770, janë vendet me pozitat më dramatike për sa i përket numrit të infeksioneve të regjistruara.

Në vendin e katërt ishte Rusia e cila regjistroi 3,633,952 infeksione totale, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar (3,466,853) dhe Franca (2,890,012).

Italia vjen në vend të shtatë në renditjen botërore me 2,400,598 raste të regjistruara që nga fillimi i pandemisë.

Pastaj  Spanja (2,370,742), Gjermania (2,08,002) dhe Kolumbia (1,604) në vendin e dhjetë.

Vetëm 12 vende sipas OBSH-së nuk kanë regjistruar ndonjë rast të Covid-19, shumica e tyre ta panjohura për veshët tanë: Turkmenistani, Tonga, Tokelau, Shën Helena, Ishujt “Pitcairn”, Palau, Niue, Nauru, Kiribati, Republika Popullore Demokratike e Koresë, Ishujt “Cook”.

Amerika si kontinent mban rekordin e 42 milion rasteve, e ndjekur nga Evropa me 31 milion njerëz të infektuar dhe Azia Juglindore me 12.5 milion e gjysmë të infektuar.

Numri i rasteve për milion banorë

Por duke analizuar numrat e Covid jo në terma absolutë, por në lidhje me popullsinë, zbulojmë se shtetet më të prekura nuk janë gjigantët e botës, që kanë edhe kushte dhe mjete për përballimin e situatave emergjente.

Sipas të dhënave të raportuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Andorra ka numrin më të lartë të rasteve për 1 milion banorë. Principata, një mikroshtet i vendosur në Pirenejet Lindore, midis Francës dhe Spanjës, regjistron 119.993.08 raste për 1.000.000 banorë.

Në vendin e dytë, pas principatës së vogël, ekziston një shtet tjetër i vogël, Gjibraltari, një territor britanik dhe një kep i madh i vendosur në bregdetin jugor spanjoll: 110,177,79 raste për milion banorë.

Në vend të tretë, në llogaritjen e lidhur me numrin e banorëve, gjejmë Malin e Zi me 89,598.86 raste. Kujtojmë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë raportuar shifra të përafërta dhe madje, edhe Shqipëria, ndonëse vjen pas tyre, çka tregon se për banorë Ballkani Perëndimor është ndër vatrat më të nxehta në botë.

San Marino ka vdekshmërinë më të lartë nga një milion banorë sipas OBSH: 1,915,26 vdekje, përkundrejt 1,199,83 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

/a.m/NOA.al