Transmetuar më 21-01-2021, 16:59

Komiteti Teknik i Ekspertëve të Shëndetit Publik vendosi për vijimin e mësimit në Universitete.

Për shkak të Covid këtë vit mësimi ka vijuar “on-line”.

E pranishme ishte edhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Sipas vendimit të fundit, pavarësisht vështirësve mësimi do të vazhdojë “on-line” për një afat të pacaktuar.

Arsyet e vendimit, Mira Rakacolli i shpjegoi duke i argumentuar me rrezikun e përhapjes së koronavirusit.

“Krahas orës policore dhe ndërprerjen e fluturime me Britaninë, menduam që edhe mësimi në universitet të vijojë online. Qëndrimi në konvikte e shton rrezikun e infeksionit dhe mund të shndërrohen në vatra”, tha ajo.

“Tirana ka numrin më të lartë të rasteve dhe shumica e universiteteve janë të përqendruara në Tiranë, ardhja e studentëve dhe shkuarja në shtëpi bën që të shpërndahet infeksioni edhe në ato qytete që e kemi në kontroll situatën”.

“Pas diskutimeve të shumta, vendosëm që në të mirë ta vazhdojmë edhe pak këtë, pasi është në të mirë të shëndetit të vetë studentëve dhe të shëndetit publik”

“Nuk është vendim i marrë vetëm në Shqipëri, por edhe në shumë vende të botës” tha Rakacolli.

Ministrja Evis Kushi shtoi se ka takuar rektorët e universiteteve dhe u ka komunikuar vendimin.

/a.m/NOA.al