Transmetuar më 21-01-2021, 16:43

Që nga fillimi i pandemisë sipas të dhënave zyrtare janë regjistruar 1.296 humbje jete, në vendin tonë.

Në 24 orët e fundit ndërruan jetë pesë pacientë.

Ministria e Shëndetësisë, situata COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 3088 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 678 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

243 raste në Tiranë, 35 në Vlorë, 34 në Durrës, 31 në Elbasan, 25 në Berat, 24 në Kavajë, 23 në Shkodër, nga 21 raste në Krujë, Kurbin, 18 në Fier, nga 14 raste në Kukës, Lushnje, nga 12 raste në Lezhë, Kuçovë, nga 11 raste në Mat, Dibër, nga 9 raste në Librazhd, Sarandë, Vorë, nga 8 raste në Kamëz, Divjakë, 7 në Korçë, nga 6 raste në Gjirokastër, Himarë, Peqin, Cerrik, nga 5 raste në Tepelenë, Belsh, nga 4 raste në Mirditë, Pogradec, Delvinë, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Prrenjas, Kolonjë, Skrapar, nga 2 raste në Has, Memaliaj, Shijak, Poliçan, Dropull, nga 1 rast në Rrogozhinë, Tropojë, Mallakastër, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Selenicë, Bulqizë, Klos, Gramsh, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 457 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 42,426 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 285 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë nga Tirana, Kurbini, Librazhdi, Saranda, Lushnja, të moshave 70- 81 vjeç, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

COVID-19 – Statistika (21 Janar 2021)

Raste të reja ditore        678

Të shëruar në 24 orë     457

Të shtruar në spitale     285

Humbje jete në 24 orë   5

Testime ditore              3088

Testime totale            324,460

Raste pozitive             69,916

Raste të shëruara         42,426

Raste Aktive                26,194

Humbje jete                 1296

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   15302

Fier                        1944

Durrës                 1478

Shkodër               1341

Elbasan                 1082

Vlorë     1026

Lezhë    961

Korçë                    888

Berat     799

Gjirokastër 502

Dibër     486

Kukës    385

/a.m/NOA.al