Transmetuar më 21-01-2021, 16:20
Një rast përdhunimi ndaj një të miture e cila ishte me aftësi të kufizuara kanë tronditur qytetin e Volos në Greqi.
Autori i krimit thuhet të jetë një shqiptar rreth 30 vjeç dhe viktima është një vajzë greke e cila kishte mbushur 15 vjeçe, por bëri gabimin që shkoi në shtëpi për takimin e tyre të parë, pasi u njoh në mediat sociale me shqiptarin.
Vajza dhe prindërit e saj denoncuan në Polici, pasi pretenduan se autori përfitoi nga paaftësia mendore e vajzës dhe ngritën akuzë për dhunë seksuale dhe përdhunimin e saj.
Incidenti dyshohet se ndodhi të martën vonë pasdite në shtëpinë e shqiptarit, ku shkoi e mitura.
Burimi: iefimerida.gr/
/a.m/NOA.al