Transmetuar më 21-01-2021, 13:49

Një 38-vjeçar me iniciale B.T. është arrestuar nga policia e Vlorës pasi akuzohet se pas një sherri për motive të dobëta ka plagosur me thikë të vëllanë e tij F. T., 47 vjeç.

Ky i fundit është dërguar në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar mjeti prerës (thikë).

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme. /e.a/noa.al/