Transmetuar më 21-01-2021, 13:53

Një person ka humbur jetën pasi u përfshi në një aksident rrugor ku mbeti i plagosur rëndë.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 12:50, në aksin rrugor Çermë-Divjakë, raporton noa.al.

Shtetasi B. L., 64 vjeç, banues në Çermë, Divjakë, duke drejtuar automjetin tip "Audi" është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin M. M., 31 vjeç, banues në Divjakë.

Në një informacion zyrtar policia tha se si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës i cili u dërgua dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjes.

Por më vonë tha se personi i dëmtuar në aksident është L. M., 62 vjeç, banues në Sulzotaj, Divjakë. Burri ndërroi jetë pak minuta më vonë.

Sakaq është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit, shtetasi B. L., dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /noa.al/

Foto arkivi