Transmetuar më 21-01-2021, 13:40

Një person është aksidentuar nga një makinë dhe u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjës ku disa minuta më vonë ndërroi jetë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 12:50, në aksin rrugor Çermë-Divjakë.

Sipas policisë, shtetasi B. L., 64 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi” është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin M. M., 31 vjeç, banues në Divjakë.

Policia tha në një përditësim të dytë të njoftimit zyrtar se personi i vdekur pasi këtij aksidenti është L. M., 62 vjeç, banues në Sulzotaj, Divjakë.

Sakaq është shoqëruar në komisariat drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /e.a/noa.al/